7 Marsi Festën e mësuesit Ne do ta festojmë Lulet më të bukura Ne do ti dhurojmë. Vijmë tek ti mësuesja jonë Buzëqeshjen ta dhurojmë Kënga krahet reh si flutur Midis jush unë jam e lumtur Kënga që na ri në zemër është për ty një fjalë e embël Drita që na ri në sy dhe këto Lule janë për ty! Ndera e Femijve per Mesues Te ju që lodheni me ne gjithë ditën, Kjo mende e vorfën, kjo zemër shkon; E sa t’kem’ shpirtin, sa t’shofim dritën, Dashtninë e nderën gja s’na pakon. Nji bimë e vogël, lanun n’shkreti, E pamire rritet, pa fuqi t’vet; Po, me lmue dora e bujkut t’ri Sa lule t’bukura e shuemja* qet. Na jemi t’vorfën… si me e pague Kët farë kujdesi, gjithë kët trazim? Por kemi ‘j zemër, ani, kët jue, O mjeshtra t’dashtun, ju falim shqim.* Ju cenë* ndër k’ndime, ju ndigjesë doni, Kët nderë për t’mira lypni peshqesh. e na mbas k’ndimesh, mbas pun’sh që m’soni, Do t’shkojmë, si zemra ju do’prej nesh. Festat Dy festa të bukura të prindërve të mij’ njëra në shkollë ...
Comments
Post a Comment